Ja si u prit në vendlindje Lushtaku pas lirimit nga burgu (Foto)

Aktuale July 03, 2017 - 21:40

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, pas lirimit të tij nga burgu i sigurisë së lartë në Gerdofc, ka mbërritur në shtëpinë e tij në Skenderaj, ku është pritur nga qytetarë të shumtë të këtij vendi.

Ai është pritur nën gjëmimin e tupanëve dhe urimeve të bashkëqytetarëve të tij.

LEXO EDHE: Lushtaku kthehet në Skenderaj, muhabet në odë me bashkëvendësit

Para se të kthehej në shtëpi, ish-komandanti i UÇK'së për zonën e Drenicës ka bërë homazhe fillimisht pranë varrit të komandantit Adem Jashari në Prekaz dhe të rënëve nga kjo familje për liri.

Gjykata Supreme ka vendosur sot për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli. 

Image

Image

Image