'BE-ja nuk pranon ndërprerje të bisedimeve cilidoqoftë kryeministri i ri'

Aktuale July 03, 2017 - 23:43

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovë në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se takimi Vuçiq-Thaçi ka dërguar sinjal se është e papranueshme që të ndërprehen negociatat kushdo që është në krye të Qeverisë së re.

Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratave të kandidatëve për kryeministër në Qeverinë e Kosovës të cilët kanë thënë se formati i dialogut Prishtinë-Beograd duhet ndryshuar.

“Bisedimet nuk mund të vazhdojnë pa të ashtuquajturën qeveria e Kosovës. nëse ajo është kundër atëherë çfarë zgjidhje do të sjell Thaçi. Por së pari mbetet të shihet nëse PDK dhe AAK do të mbetën në koalicion nëse këto parti do të formojnë qeverinë dhe pastaj të jetë i sigurt qëndrimi i kësaj qeverie për procesin e Brukselit, popullin serb, asociacionin etj., sepse tani Haradinaj ka deklaruar se asociacioni duhet anuluar ndërsa Thaçi ka thënë se dialogu duhet të vazhdoj dhe të formohet ASK-ja”, ka thënë Drecun për Sputnik, transmeton lajmi.net.

Ai ka theksuar se BE-ja duhet të zbatojë çdo gjë për të cilën ka rënë dakord.

Sipas Drecun, mbetet të shihet se si do të vazhdojë dialogu, kush do të jetë pjesë e bisedimeve dhe çfarë do të diskutohet.

“Nuk dihet nëse presidentët do të vazhdojnë dialogun apo do të shfaqen vetëm herë pas here”.