Abdixhiku thotë se LDK nuk do të bashkëpunojë me PDK-në

Aktuale July 05, 2017 - 21:21

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se koalicioni i partisë së tij ka pajtueshmëri të plotë që të mos bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai tha se kanë mbajtur dhe mbajnë takime vazhdimisht me udhëheqësinë e LDK-së, dhe se kanë pasur pajtueshmëri mes vete.

“Ky nivel i pajtueshmërisë është arritur. Koalicioni është unik”, tha Abdixhiku në Zonën B të Klan Kosovës.

Ai tha se ata kanë arritur pajtueshmëri edhe sa i përket PAN-it, duke theksuar se janë pajtuar që të mos bashkëpunojnë me PDK-në, por as me formacionet ku bën pjesë ajo.

Megjithatë, ai thotë se niveli  i fundit vendimmarrës është Këshilli i Përgjithshëm i partisë së tij.