Krasniqi i vetmi nga PAN-i qe përfaqëson Prishtinën në parlament (VIDEO)
Aktuale
July 08, 2017 - 19:13
Memli Krasniqi do ta ketë një barrë të veçantë kur të nis punën si deputet i parlamentit të Kosovës.
Kjo për shkak se ai është unik në një aspekt – ngelet i vetmi kandidat i koalicionit PAN, i propozuar nga degët e kryeqytetit, që arriti të marrë mjaft vota në Prishtinë për të siguruar ulësen e kuvendit shtetëror.
Në fakt, pati dy kandidatë tjerë nga koalicioni PAN që dolën më mirë në kryeqyteti, si Kadri Veseli me 10 mijë e 322 dhe Ramush Haradinaj me 8 mijë e 131 vota, por asnjëri prej tyre nuk është nga Prishtina – i pari nga Mitrovica dhe i dyti nga Deçani.
Krasniqi, si i treti, me 3 mijë e 255 vota, tha se mori besimin e kaq qytetarëve në krejt zonat e Prishtinës, por më së tepërmi në Ulpianë, që është edhe lagjja e tij.