Kadri Veseli, kandidat i PAN-it për kryetar të Kuvendit (Video)

Aktuale July 09, 2017 - 19:48

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është kandidat i koalicIonit PAN për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Lajmin e ka dhënë nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti.

‘Po, kandidat për kryetar të Kuvendit do të jetë sërish z.Veseli dhe sapo të zyrtarizohen nesër procedurat do të fillojmë me punët që institucionet e Kosovës të mos vonohen aspak”, tha Hoti në RTK.

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Pas konstituimit të Kuvendit, Presidenti i Kosovës i jep mandatin partisë apo koalicionit fitues të zgjedhjeve për të formuar Qeverinë.