Hoxhaj: Çlirimi i Mosulit, tjetër fitore kundër ISIS-it

Aktuale July 09, 2017 - 21:15

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, nëpërmjet një shkrimi në Twitter, e ka komentuar çlirimin e Mosulit nga kontrolli i grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

Sipas Hoxhajt, ky çlirim është fitore tjetër kundër ISIS'it, dhe zhvillim i rëndësishëm për sigurinë lokale dhe ndërkombëtare.

“Çlirimi i Mosulit shënon një tjetër fitore kundër ISIS-it në Irak dhe rajon. Ky është zhvillim i rëndësishëm për paqen lokale dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Fitorja kundër ISIS'it u shpall më herët sot nga kryeministri i Irakut.