Haxhiu: PAN i ka siguruar moti votat për formimin e Qeverisë

Aktuale July 09, 2017 - 21:59

Koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar moti votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Kështu ka thënë deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

Ai ka paralajmëruar se qeveria e koalicionit PAN do të formohet shumë shpejt.

LEXO EDHE: Lekaj: Numrat i kemi, Qeveria formohet shpejt (Video)

"Sigurimi i numrave është bërë shumë kohë më parë. Kjo është një çështje e ditur", ka thënë Haxhiu për Tribuna Channel.

"Unë mund t'ju them që vendi ynë shumë shpejt do ta ketë qeverinë e re, që do të formohet në kohën më të shkurtër të mundshme, dhe se këtë qeveri do ta krijojë koalicioni PAN", ka theksuar Haxhiu.

LEXO EDHE: 'Vetëvendosje' pret që Haradinaj t’ua kalojë mundësinë për formimin e Qeverisë