Selimi: Aksioni i 25 korrikut i planifikuar për të dështuar

Aktuale July 25, 2017 - 15:46

 

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se aksioni i para gjashtë vjetëve i policisë së Kosovës në veri të vendit ka qenë i planifikuar për të dështuar.

Sipas Selimit, ky aksioni ishte i pamenduar mirë, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme per realizimin e nje veprimi policor.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Sot behen 6 vite nga veprimi policor i qeverise se atehershme te Kosoves ne veri te vendit. Nga kreu i qeverise se atehershme u proklamua si aksion i suksesshem ne shtrirjen e sovranitetit te vendit ne komunat veriore te vendit te cilat, sikurse edhe sot, ishin jashte kontrollit te shtetit te Kosoves.

Siç u pa atehere dhe siç edhe e pranuan ministri i atehershem i brendshem dhe kryeministri i atehershem, aksioni ishte i pa menduar mire, pa plan operacional dhe pa mjetet e nevojshme per realizimin e nje veprimi policor.
Ky veprim politko-avanturesk doli te ishte fatal per jeten e nje oficeri policie dhe per sovranitetin e integritetin territorial ne pjesen veriore te vendit. Ate dite, nje aventure politike e kryeministrit te atehrshem i kushtoj me jete oficerit te Policise se Kosoves Enver Zymberi dhe Kosoves i kushtoi me ndarje edhe me te theksuar se sa qe ishte.

Prandaj, sot 6 vite me vone, ne driten e veprimeve qe ndodhen qe nga ngritja e barikadave ne 2011-ten e deri te konspiracionet me murin te ura e Ibrit dhe me “trenin rus’, po rezulton se krejt kjo çfare ndodhi atje ishte i planifikuar deshtimj i policise dhe i shtetit te Kosoves.
Pra, qe nga 25 Korriku e deri te “treni rus” u duk sikur aksioni policor ishte i paplanifikuar, por doli qe vete deshtimi ishte plani Kryeministrit te atehershem dhe i te ashtuquajturit presidenti aktual i Kosoves.

Atje u panifikua te deshtoje shteti i Kosoves per te mos deshtuar planet e Serbise ne Kosove, duke i hapur rruge keshtu nje raundi te ri te negociatave ne Bruksel nga te cilat perfitoi Serbia ne secilen marveshje.

Por, njekohesisht, ne kete date, e kujtojme me respekt dhe e çmojme sakrificen e secilit polic te Kosoves qe u treguan te gatshem t’i dalin ne mbrojtje te vendit, kushtetutes dhe ligjit. Veçanerisht kujtojme Enver Zymberin – deshmorin e Kosoves, per te cilin kerkojme qe kryersit te aktit terrorist kunder Policise se Kosoves te dalin para drejtesise dhe poashtu te ngarkohen me pergjegjesi ata qe e futen policine e Kosoves ne kurthat e politikes konspirative ne dem te sovranitetit dhe te interesave strategjike te Kosoves.