Durrës, shpallet i humbur Halil Ismajli nga Kosova

Aktuale August 11, 2017 - 09:36

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim shtetasin 58-vjeçar Halil Ismajli, banues në Kosovë.

Sipas burimeve policore, Ismajli ka humbur më datë 10.08.2017.Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime me familjen në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës.

“Është rreth 1.73 cm i gjatë dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë gri me mëngë të shkurtra dhe pantallona ngjyrë të zezë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan syri.net.

Ndërkohë nga deklarimet e familjarëve rezulton se vuan nga skleroza.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton çdo shtetas, i cili e identifikon të kontaktojë në numrin 0694102217.

Image