Shiu nuk do të zgjasë shumë, ja nga cila ditë ngrihen prapë temperaturat

Aktuale August 12, 2017 - 22:06

Pas një kohe të gjatë me temperatura të larta, sot në mbrëmje Kosova është përfshi nga të reshura shiu, ndërsa në disa pjesë të vendit kishte stuhi dhe breshër.

Temperaturat e larta, që në disa pjesë të vendit ishin mbi 40 gradë Celsiues, kanë filluar të bien.

Shirat do të vazhdojnë të bien edhe nesër, ku temperatura maksimale do të jetë 20 gradë Celsiues, ndërsa, temperaturat do të fillojnë të ngritën nga e mërkura.