Vetëvendosje uron festën e Kurban Bajramit

Aktuale August 31, 2017 - 21:34

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Urimi nga Vetëvendosje:

ME FAT KURBAN BAJRAMI!

Lëvizja Vetëvendosje uron gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kjo festë që simbolizon sakrificën dhe solidaritetin, jep mesazh për mbarë njerëzimin që asnjëherë të mos heqim dorë nga idealet dhe përherë t'i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht nevojtarëve.

Duke qenë bashkë në rrugëtimin për drejtësi e barazi, me gjithë sakrificat që lypsen, është e vetmja mundësi që të arrihen këto ideale. Duke qenë të përkushtuar dhe duke u përkujdesur për njëri-tjetrin, shoqëria do ta ketë me të lehtë përballjen me vështirësitë që i hasim në këtë rrugëtim.

Urojmë për shëndet, mbarësi e çdo të mirë për secilin! Gëzuar!