Novi Pazari shndërrohet në shesh xhirimi, mbushet me flamujt kuqezi dhe të UÇK-së (Foto)

Aktuale September 12, 2017 - 17:58

Qytetarët e Novi Pazarit të Serbisë u befasuan sot kur e panë që qendra e qytetit u pushtua nga flamuj kombëtarë shqiptarë, njerëz të veshur me uniforma ushtarake shqipatre dhe flamuj të Uçk-së tek objekti i hotelit Vrbak dhe objekte të tjera, shkruan sandzacke, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, këtu bëhet fjalë për skenarin e filmit “Rat race”, i cili xhirohet nga shtëpia filmike beogradase dhe  për çka është përzgjedhur Novi Pazari  ta luajë rolin e Prishtinës së viteve 90’ta.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image