Ish-gazetari Halil Matoshi: Edhe unë do t'i përgjigjesha gazetares si Ramush Haradinaj

Aktuale September 13, 2017 - 18:22

Përgjigjja e kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj një gazetareje për qëndrimin e SHBA’së për çështjen e Demarkacionit nxiti reagime. Ai në vend që t’i përgjigjej, i tha se gazetarët po interpretojnë gabimisht sepse janë të pashkollë.

E për këtë, Halil Matoshi, i cili është drejtor i Zyres për Informim të Kryeministrit thotë se nuk duhet të shihet si ofendim, dhe se të njëjtën përgjigje do ta thoshte edhe ai, por jo edhe një pyetje si ajo e gazetares sot

Halil Matoshi thotë se gazetarët duhet t’i interpretojnë temat me saktësi, profesionalizëm dhe etikë.

“Kryeministri e zgjedh mënyrën e  vetë për të komunikuar. Ai nuk është diplomat dhe kjo ishte mënyra e saktë e komunikimit”, ka thënë Matoshti në Info Magazine.

Ai është shprehur se vazhdon të ndjehet gazetar dhe se i përkrah mediat, por, sipas tij, gazetarja sot gaboi në pyetjen që ajo ia parashtroi kryeministrit Haradinaj.

“Unë vazhdojë t’i mbështes mediat por, përgjigjja e Haradinajt lidhje me ofendim nuk ka. Po të isha në vend të gazetares do t’i thoja falëmnderit kryeministër”, ka shtuar ai.

Matoshi përsërit se edhe ai do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, sic u përgjigj Haradinaj, ndërsa nuk do të bënte pyetje të njëjtë si ajo e gazetares.

Krejt në fund drejtori i Zyrës për Informim ka treguar për angazhimin që, sipas tij, kryeministri po bën në ditët e para të punës, duke folur për urtësinë që, sic thotë Matoshi, Haradinaj ka treguar me gazetarët, e jo vetëm me ta.

“Zoti Haradinaj nuk po i shmanget asnjë pyetje, as të vështirë e as të lehtë. Ai vetëm sot ka biseduar gjashtë orë me banorët e Hadës, madje iu  ka shërbyer edhe ujë”.