'Lista Srpska në Qeverinë Haradinaj shpresë për raporte më të mira Kosovë -Serbi'

Aktuale September 17, 2017 - 23:47

Ivo Josipoviq, ish -presidenti i Kroacisë në një intervistë për mediat serbe ka lëvduar futjen i Listës Srpska në Qeverinë Haradinaj.

“Mendoj se kjo është një veprim i mençur për serbët dhe Serbinë, një hap i dobishëm politik. Hyrja në Qeverinë e Kosovës është një shpresë se do të normalizohen raportet ndërmjet dy popujve dhe shteteve”, ka thënë Josipoviq.

Ish-presidenti kroat në intervistën për gazetën ‘Blic’ ka folur edhe për Aleksandar Vuçiq për të cilin ka thënë se ka fuqi të madhe politike, të cilën shpreson se do ta përdorë për të mirën e rajonit.