Posta, pullë për veshjet e Medvegjës (VIDEO)

Aktuale September 18, 2017 - 21:03

Veshjet tradicionale të Medvegjës tashmë mund të shihen edhe tek pullat postare të cilat do të vihen në zarfet e dërguara përmes Postës së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Për të shprehur mirënjohjen për këtë në Prishtinë erdhi kryetari i Shoqatës Kulturore Artistike “Shqiponjat e Medvegjës”, Selman Rexhepi.

Mirënjohjën e pranoi Bashkim Mustafa, Drejtor i Shitjes në Postën e Kosovës, i cili është përgjegjës edhe në departamentin e filatelisë.