KQZ në fazën e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet lokale

Aktuale September 18, 2017 - 21:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Pastrimi i listave, certifikimi i listës përfundimtare të votuesve, shtypja e fletëvotimeve janë disa nga çështjet në të cilat ende po punohet.

Katër ditë para fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vjeshtës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale të përgatitjeve për këtë proces.

Sipas zyrtarëve të këtij institucioni, numri i votuesve të rinj që do të kenë të drejtë vote është 14 mijë e 100 e që kjo shifër nuk përfshin edhe numrin e votuesve që kishin të drejt vote në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këto të fundit numri i atyre që ishin mbi 18 vjet e që kishin të drejt votimi ishte afër 152 mijë e 202 votues.

LEXO EDHE: Ky është numri i grave që janë pjesë e listave për zgjedhjet komunale (VIDEO)

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se pas certifikimit të listës përfundimtare të votuesve e që pritet të ndodh shpejt KQZ do të kryej edhe një procedurë tjetër e që do të kompletohet kështu realizimi i planit operacional për zgjedhjet e vjeshtës.

Por, përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bashkë me Agjencinë për Regjistrim Civil po kryejnë edhe një punë tjetër.

Më 22 tetor të muajit të ardhshëm qytetarët e vendit por edhe ata që jetojnë jashtë vendit do të mund të votojnë për të zgjedhurit e tyre në 38 komuna në gjithë Kosovën./RTK/