Vetëvendosje fton mërgimtarët të votojnë kundër Angela Merkelit

Aktuale September 22, 2017 - 21:59

Lëvizja Vetëvendosje u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës sonë në Gjermani, që të mos e votojnë partinë në krye të së cilës është Angela Merkel, Unioni Demokristian i Gjermanisë (CDU).

Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Vetëvendosje ka dalë me kërkesë të veçantë për mërgatën shqiptarë atje, duke u treguar se për kënd duhet të votojnë.

"Vetëvendsoje" ka paralajmëruar edhe rreziqe nga partitë e djathta në Gjermani.

“Në këto zgjedhje qytetarët e Gjermanisë përballen me një rrezik real të rritjes së ekstremit të djathtë ksenofob të përfaqësuar nga retorika dhe politikat populiste të propozuara nga partia “Alternative für Deutschland” – AFD – (Alternativa për Gjermaninë)”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga partia Vetëvendosje të premten, duke mos e përmendur direkt edhe partinë e djathtë të Merkelit.

Kjo parti flet për problemet ekonomike të gjermanëve.

“Problemet ekonomike dhe socio-politike me të cilat përballen qytetarët e Gjermanisë nuk mund të gjejnë zgjidhje përmes anatemimit që bën AFD-ja ndaj kulturave dhe popujve të tjerë. Përballë këtij rreziku, Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje të gjithë mërgatës shqiptare që jeton në Gjermani që të angazhohet direkt në këto zhvillime kaq të rëndësishme, duke u interesuar së pari mbi programet politike të partive të tjera që janë në garë në këto zgjedhje”, shkruan në komunikatën e Vetëvendosjes.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes: