'Tërheqja e Kosovës nga aplikimi në INTERPOL, fitore diplomatike e Serbisë'

Aktuale September 22, 2017 - 22:06

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stevanoviq ka thënë se tërheqja e Kosovës nga aplikimi në INTERPOL, është një fitore diplomatike e shtetit të tij.

Asambleja e Përgjithshme do të zë vend këtë herë në Pekin, por që Kosova në mungesë të votave ka tërhequr kandidaturë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

“Fitore e madhe diplomatike e Republikës së Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme pas suksesit që të bindë shumicën e kolegëve nga mbarë bota që të tërhiqen nga mbështetja e anëtarësimit të Kosovës e Metohisë në INTERPOL”.

“Ka vetëm një shtet të Serbisë, i njohur nga Kombet e Bashkuara, që mund të mbrojë ngjyrat dhe të luftojë krimin dhe korrupsionin, brenda kornizës së kësaj organizate policore”, ka thënë Stefanoviq.

Image