Viktimat e dhunës ende pa pensione (VIDEO)

Aktuale September 22, 2017 - 23:32

Tmerri që e përjetuan u sillet gjithnjë nëpër mend edhe 18 vjet pas luftës.

Dhunimi që iu bë në sytë e fëmijëve të vegjël i la plagë të rënda për të cilat thotë se nuk po mund ti rikuperoj në asnjë formë.

Brenga më e madhe e kësaj gruaje është se autorët s’dolën para drejtësisë.

Por kjo e të tjerat që patën të njëjtin fat tash e sa vite pos dhimbjes që kanë, përballen edhe me skamje.

Po të mos ishin shoqatat që merren me to, ajo thotë se s’do kishin të holla as për ilaçe që i kanë të domosdoshme.  

E kur e dinë se çfarë kanë hequr, e sa gëzojnë sot kujdes nga shteti ato përpallen me ndjesinë e të qenit të lëna pas dore.

Procesi për verifikimin, e më pas ndarjen e pensioneve për personat e dhunuar në luftën e fundit në Kosovë ka ngecur, njofton Klan Kosova

Shoqatat që përfaqësojnë gratë që u dhunuan, po kërkojnë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt.