Washington Post e krahason Kataloninë dhe Kurdistanin me Kosovën dhe Malin e Zi

Aktuale September 23, 2017 - 20:21

Washington Post ka bërë një artikull mbi paralajmërimin e Katatonisë dhe Kurdistanit për mbajtje të referendumeve të pavarësimit.

Autoritetet e Kurdistanit kanë njoftuar herët në qershor se do të mbajnë referendum që të pavarësohen nga Iraku. Kjo është thënë se do të bëhet me 25 shtator. Edhe Katalonia po ashtu ka bërë me dije se do të organizojë referendumin e shkëputjes nga Spanjë me të parin tetor, përcjellë Klan Kosova.

Në artikullin e titulluar “Mirë se vini në kohën e shkëputjes” thuhet se Edhe Iraku edhe Spanja, por edhe bashkësia ndërkombëtare kundërshton mbajtjen e referendumeve për pavarësi çka rrit rrezikun për konflikt.

Por praktika e Kurdistanit dhe Katalonisë thuhet se rrjedh prej më herët, duke u bazuar në rastin e Kosovës dhe Malit të Zi, që janë pavarësuar nga Serbia.

Aty thuhet se edhe kurdët dhe katalanasit po përdorin strategjinë e njëjtë të shkëputjes.

“Lëvizja për shkëputje mund të bëhet në dy mënyra për të arritur pavarësimin. E para është fokusimi në qeverisje qendrore si pengesë për arritje të pavarësisë”, thuhet në artikull.

“Nëse qeveria lejon pavarësinë, ashtu si Serbia bëri në rastin e Malit të Zi më 2006, atëherë rruga e sovranitetit është e caktuar”.

“Bashkësia ndërkombëtare mund të përpiqet të bëjë presion në qeverinë qendrore të njoh pavarësinë e territoreve, ashtu si në rastin e Sudanit, apo të Kosovës, duke tejkaluar qeverisjen qendrore dhe duke bërë njohjen e plotë të shkëputjes së një rajoni”, vazhdon më tej artikulli.