Goditje e madhe për LDK-në, Vetëvendosje ja merr dy zyrtarë

Aktuale September 23, 2017 - 22:40

Lëvizjes Vetëvendosje të drejtuar nga Visar Ymeri, këtë të shtunë i janë bashkuar dy emra të rinj.

Lajmin për këtë e ka bërë publik, zyrtari nga kjo lëvizjeje, Ylli Hoxha që u ka uruar mirëseardhje të sapo aderuarve.

Bëhet fjalë për Petrit Bicaj dhe Ferki Çitaku, njofton Klan Kosova.

Merret vesh se të dy kanë qenë pjesë e LDK-së. Bicaj ka qenë kryetar i një nëndege në lagjen Ulpiana në Prishtinë, kurse Çitaku anëtar.