Veseli uron kancelaren Merkel

Aktuale September 24, 2017 - 23:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel për fitoren ne zgjedhjet e sotshme.

Ai këtë urim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Urime popullit gjerman për rizgjedhjen e Angela Merkel për kancelare të vendit”, ka shkruar Veseli.

Veseli gjatë një vizite në Gjermani kishte pasur një takim me kancelaren Merkel. Ky është mandati i saj i katërt.