Policia: I kemi parë pamjet, po merremi me rrahjen e deputetëve Zeka dhe Krasniqi

Aktuale September 29, 2017 - 19:52

Policia e Kosovës ka dhënë qëndrimin e saj pas incidentit fizik që ndodhi në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Milaim Zekës nga Nisma për Kosovën.

Në një përgjigje dhënë për "Zeri.info", Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka thënë se në bashkëpunim me prokurorinë, Policia do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.

“Policia e Kosovës i posedon të gjitha informacionet dhe pamjet e publikuara lidhur me ngjarjen/incidentin e ndodhur në studion televizive të Klan Kosovës, dhe për këtë në konsultim me prokurorin kompetent, menjëherë do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore”, është thënë në qëndrimin e Policisë lidhur me këtë incident të rëndë.