Vjen reagim i zyrtarit të LDK-së për rrahjen e Frashërit ndaj Milaim Zekës

Aktuale September 29, 2017 - 21:11

Ish-ministri i FSK-së, njëherësh zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Demolli ka komentuar rrahjen që ndodhi pak më parë në televizionin Klan Kosova ndërmjet Frashër Krasniqit dhe Milaim Zekës.

Stasusi i plotë:

Të nderuar miq!

Këta janë deputetët e Kosovës, ky është fjalori dhe sjelljet e tyre, këta janë personat që janë votuar nga dhjetëra mijëra qytetarë tonë, pra të përzgjedhurit e popullit.

E lus qytetarin tone, që herave të tjera tri herë të mendojë e një herë të votojë!