Jusuf Thaçi: “Vetëvendosje” e Nisma duhet të kërkojnë që deputetët e tyre të dorëzojnë mandatin

Aktuale September 29, 2017 - 21:48

Pas përleshjes fizike në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe atij të NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, në një emision të drejtpërdrejtë, ka reaguar edhe ish-drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, ka kërkuar nga këto subjekte politike që deputetëve të iu kërkohet që të dorëzojnë mandatin prej deputeti.

Postimi i plotë i Thaçit:

Nuk ka rëndësi kush është fajtor e kush ka të drejtë, kush provokoi e kush u provokua!

Duke qenë deputetë të kuvendit dhe në televizion para publikut, dhuna është e pajustifikueshme, edhe ajo fizike edhe ajo verbale.

Që ky rast të mbetet rast i izoluar, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma duhet të ju kërkojnë deputetëve të tyre Krasniqi dhe Zeka që të dorëzojnë mandatin e deputetit.

Image