Edhe Lutfi Haziri reagon pas përleshjes së deputetëve kosovarë

Aktuale September 29, 2017 - 22:17

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka reaguar pas përleshjes fizike në mes të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi.

Përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Haziri thotë se dhuna është mesazhi më i keq, që mund të vijë nga një përfaqësues i popullit.

Shkrimi i plotë i Hazirit në Facebook:

E vetmja rrugë për të ecur përpara shoqëria jonë është rruga e paqes, durimit, dialogut e tolerances.

Këto janë vlera që duhet të ruhen.

E duam këtë vend të qetë, të zhvilluar dhe me perspektivë për të rinjtë tanë. Jo me dhunë, e cila është mesazhi më i keq, sidomos kur kjo vije nga përfaqësuesit e popullit. Turp!

Përleshja në mes të deputetit të Vetëvendosjes dhe atij të Nismës, erdhi kur Krasniqi grushtoi Zekën.

Para kësaj po zhvillohej një debat televiziv i ashpër mes tyre.