Reagon Haradinaj pas përleshjes Krasniqi-Zeka, ja çfarë kërkon të bëhet urgjentisht

Aktuale September 29, 2017 - 22:28

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përleshjes fizike të dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës mes Frashër Krasniqit e Milaim Zekës në një emision të drejtpërdrejtë, raporton “Zeri.info”.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facenook”, ka thënë se aktet e tilla duhet të dënohen, kështu duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë që të me këtë rast në mënyrë meritore.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Akt tërësisht i papranueshëm, ajo çfarë ndodhi në studion e TV Klanit, mes deputetëve Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka.

Akte të tilla agresive duhet të dënohen dhe u bëj thirrje organeve të drejtësisë që të merren me këtë rast në mënyrë meritore, duke ndarë drejtësinë në mënyrë të paanshme.

Ftoj të gjithë qytetarët e vendit, e veçmas zyrtarët e shtetit, përkatësisht përfaqësuesit e popullit, që të kursehen nga përdorimi i diskursit të dhunshëm, njëherësh të debatojnë në mënyrë të qytetëruar për të gjitha çështjet, duke shmangur dhunën dhe agresionin.