Klan Kosova merr një vendim për Frashër Krasniqin e Milaim Zekën pas përleshjes fizike

Aktuale September 29, 2017 - 23:16

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi dhe ai i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, tashmë kanë marrë “dënimin” e parë.

Drejtori i televizioni Klan Kosova, Baton Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë vendim që ti penalizoj të dy këta deputetë, kështu duke mos i ftuar në studiot e Klan Kosovës deri më 15 janar të vitit 2018.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të përleshjes fizike që kishin në një emision të drejtpërdrejtë të këtij mediumi deputeti Krasniqi e Zeka.