Frashër Krasniqi merr “goditje” të rëndë nga bashkëpartiaku i tij

Aktuale September 29, 2017 - 23:24

Grushtimi i Milaim Zekës nga ana e deputetit të "Vetëvendosjes" Frashër Krasniqi, është kritikuar edhe nga një anëtar i kësaj partie.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Skenderajt, Kushtrim Mehmeti, e ka sulmuar rëndë Frashër Krasniqin.

Deputeti i VV-së e grushtoi në emision direkt televiziv, deputetin e Nismës, Milaim Zeka.

Mehmeti i ka kujtuar Krasniqit që jemi në shekullin 21, dhe ata që bëjnë veprime të tilla e kanë vendin në burg.

“Frashër, ti e grushtove Vetëvendosjen, jo Milaimin! Marre për ty, kërko falje dhe shko shikoje kalendarin. Kuptoje që jemi në shekullin XXI! Kriminelët, hajdutët dhe vandalët vendin e kanë në burg”, ka thënë ai.

Image