Bashkëshortja e Milaim Zekës i reagon Fisnik Ismailit

Aktuale September 29, 2017 - 23:41

"Shko merr hak në Beograd", i thotë Fisnik Ismailit, gruaja e Milaim Zekës.

Bashkëshortja e Milaim Zekës, Edlira Qefalija Zeka, ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili

Ky i fundit tha se Frashër Krasniqi, grushtoi Zekën ‘për atë gazetaren, që i pat thanë lopë e Danimarkës’.

Qefalija-Zeka e quan Ismailin ‘anarkist të ndryrë’ derisa i thotë që për gratë e dhunuara të shkoj e të marrë hak në Beograd.

Shkrimi i plotë i Edlira Qefalija-Zeka nw Facebook:

I paska mbet Fisnik Ismajlit dhe VV me ua marr hakun grave te ofendume, se ato as burra e as familje nuk paskan dhe haqet pas 9 vjetesh po i lejn me ia la keta 'trimat' e 'patriotat'.

Shkoni de merrjani hakun edhe grave te dhunume ne Beograd ne paci burrni, mbasi qe burrnine me grushta e filozofi dini me e tregu.

Anarkiste te ndyre.Deputeti Zeka u grushtua në studion televizive të Klan Kosovës ku po debatonte në një debat të drejtpërdrejt me deputetin e VV’së.