“Green Card” – Mundësia për pajisje me vizë amerikane: Aplikimi dhe afati kohor

Aktuale October 08, 2017 - 20:13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftoi muajin e kaluar se në muajin nëntor do të fillojë aplikimi për pajisje me vizë amerikane, me Lotarinë Amerikane “Green Card” për vitin 2019.

E për këtë lotari për pajisje me vizë amerikane, mund të konkurrojë secili qytetar i Kosovës.

Ambasada sqaroi se regjistrimet online (përmes internetit) për programin 2019, kanë filluar më me 3 tetor, 2017 dhe përfundon të martën me 7 nëntor, 2017 në ora 12:00 të kohës standarde të bregut lindor të SHBA-së.

Në sqarim më tej thuhet se aplikantët e interesuar i japin të dhënat e tyre në mënyrë elektronike në Electronic Diversity Visa (E-DV) website në www.dvlottery.state.gov gjatë periudhës specifike të regjistrimit, ndërkaq futja fizike e dokumenteve apo të dhënave të mëvonshme nuk do të pranohen.

Ligji lejon vetëm një hyrje apo aplikim për secilin person për çdo periudhë regjistrimi.

Regjistrimi për programin DV është pa pagesë. Aplikantët inkurajohen që t’i kompletojnë vetë të dhënat për veten e tyre, pa “Këshilltarë” apo “Agjentë” vizash apo përmes ndonjë personi tjetër që mund të ofrojë ndihmë.

Aplikantët duhet ta ruajnë fletën e konfirmimit dhe numrin unik të konfirmimit, të cilin ata do ta marrin pas kompletimit të aplikimit të tyre.

Duke filluar nga muaji maj, 2018, aplikantët mund ta përdorin këtë numër për të kontrolluar statusin e tyre në faqe zyrtare E-DV.