'Sheshi i Ferizajt ende pa përfunduar punimet nis të shkatërrohet'

Aktuale October 08, 2017 - 22:29

 Sheshi i qytetit të Ferizajt ende pa përfunduar të gjitha punimet ka filluar të shkatërrohet.

Kështu të paktën e ka ngritur këtë shqetësim Rrjeti i OJQ-ve “AVONET”, raporton “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për medie “AVONET”, thotë se një shqetësim të tillë e ka ngritur qysh në fillim të punimeve të këtij sheshi.

Njoftimi i plotë i “AVONET”:

Rrjeti i OJQ-ve AVONET,  me shqetësim jashtëzakonisht të madh sot ka parë për së afërmi gjendjen rrënuese të sheshit në Ferizaj, me këtë rast, akoma pa përfunduar punimet e ndërtimit të sheshit, një pjesë e këtij sheshi tashmë ka filluar të dëmtohet.

Ftojmë  institucionet e komunës së Ferizajt që sa më parë të reagojnë dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mundësuar realizimin e punimeve cilësore.

Kohë më parë, përkatësisht që nga fillimi i punimeve të ndërtimit të këtij sheshi kemi reaguar lidhur me cilësinë e dobët të realizimit të punimeve, prandaj edhe përmes këtij reagimi i bëjmë thirrje organeve përkatëse të cilat janë  përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të punimeve të këtij projekti që të reagojnë sa më parë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për përmirësimin e kësaj gjendje.

Image

Image

Image

Image

Image

Image