Parashikimi i motit, ja çfarë temperatura na presin

Aktuale October 12, 2017 - 09:33

Ditëve të ardhshme mot i mirë, kryesisht me diell

Deri në fundjavë do të mbajë mot i mirë kryesisht me diell. Të premten dhe shtunën, një front i ftohtë që do të kaloj në lindje të rajonit, mund të sjellë vransira më të shtuara, por pa të reshura.

Sipas tendencave të fundit, edhe në fillim të javës së ardhshme do të mbajë mot me intervale më të gjata me diell, derisa temperaturat do të rriten tutje mbi vlera mesatare.

Temperaturat minimale ditëve në vijim do të sillen nga 4C deri në 6C, e ato maksimale nga 19C deri në 22.

Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga krahu verior 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet mbi vlera normale.

 

Image