Apostolova: Dialogu me Serbinë, urë për raporte të mira fqinjësore

Aktuale October 12, 2017 - 14:33

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë se dialogu mes Kosovës de Serbisë është një proces tejet i rëndësishëm. Dialogu sipas saj, paraqer urën-lidhëse për raporte te mira fqinjësore mes dy shteteve, raporton “Zeri.info”.

"Është një urë e rëndësishme që mund t'i krijojë marrëdhëniet fqinjësore", tha ajo në  takimin që po mban me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo me këtë rast, ka konsideruar se duhet të bëhet shume në këtë drejtim, meqë duhet të bëhet shumë në përfshirjen e të gjitha etniteteve në Kosovë. /Zeri