Minxhozi: S’ka pasaporta shqiptare për kosovarët, duhet tjetër zgjidhje

Aktuale October 12, 2017 - 19:04

Kosovarët do të vazhdojnë të mbesin edhe gjatë pa viza. As kërkesa e presidentit Thaçi që si alternativë për t’i dhënë fund izolimit dhe kosovarëve t’u jepet pasaporta shqiptare, është një veprim jo i realizueshëm.

Zgjidhja nuk është kjo, thotë në një intervistë dhënë Gazetës Express, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Sipas Ambasadorit, Kosova nuk ka arsye të penalizohet.

Ambasadori tregon edhe për bashkëpunimin më mes të dy shteteve dhe se a është bërë mjaftueshëm në të arriturat mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ishte një dëshirë, një kërkesë e Presidentit Thaçi, që ka nevojë për t’u parë me kujdes, sepse kemi të bëjmë me një lëvizje që  kondicionohet edhe nga disa faktorë të tjerë ndërkombëtarë. Është një çështje që Shqipëria nuk mund t’u japë pasaporta të gjithë qytetarëve të Kosovës, nuk mund të marrim një veprim të tillë sepse ashtu siç tha edhe presidenti Meta, çështja duhet të zgjidhet ndryshe, që kosovarët vetë të kërkojnë liberalizimin e vizave. Sado që një vend të ndihmojë, është e pamundur që ta zgjidhë problematikën që e ka Kosova, prandaj kjo është një alternativë që ka shumë probleme për t’u zgjidhur”, ka thwnw Minxhozi./GazetaExpress