Thaçi kujton 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir

Aktuale November 14, 2017 - 18:39

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar 109 vjetorin e fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku është mbrojtur identiteti kombëtar.

Thaçi përmes një statusi në rrjetin social Facebook  ka thënë se ky vendim i tyre, forcoi edhe orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit:

Sot është 109 vjetori i fillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, ku u mbrojt identiteti kombëtar dhe rilindësit tanë vendosën për alfabetin e gjuhës shqipe.

Ky vendim i tyre, duke përdorur shkronjat latine, forcoi edhe orientimin tonë gjeopolitik drejt Perëndimit.

Populli ynë do t’i kujtojë gjithmonë dijetarët tanë, delegatët e asaj kohe, të cilët ishin të vendosur që t’i japin hov zhvillimit të arsimit dhe kulturës shqiptare, përmes përhapjes së shkollave shqipe. HTH