Kadaj Bujupi: A ka qenë Haradinaj afër meje kur u hodh gazi?

Aktuale December 07, 2017 - 12:05


Bekim Haxhiu, dëshmitari në rastin e deputetëve të Vetëvendosjes u pyet edhe nga e akuzuara Donika Kadaj Bujupi, raporton "Zeri.info".

E akuzuara Donika Kadaj Bujupi e pyeti dëshmitarin Haxhiu se kur saktësisht e ka parë në seancë atë ditë sepse sipas Kadaj Bujupit, në deklaratën e dhënë në polici nga Bekim Haxhiu ka thënë se përmes pipave në gojë atë ditë është kundërshtuar puna e Kuvendit, ndërsa tani po thotë që edhe ajo ka hedhur gaz lotsjellës.

Ajo e pyeti edhe për lëvizjet e saj gjatë kësaj seance.
 
Haxhiu tha se Kadaj Bujupi ka qenë e ulur në mes deputetëve të AAK-së dhe tha se kjo ishte ajo e cila kishte duart poshtë. Ajo e pyeti edhe për atë se kush mund të ketë qenë deputeti afër saj, a mund të ketë qenë edhe Ramush Haradinaj tjetri.

"A ka qenë Pal Lekaj apo Ramush Haradinaj nuk e di, por që të dy kanë qenë me duar mbi tavolinë. Se a ka qenë Ramushi apo dikush tjetër nuk e di", tha Haxhiu.

Ndërsa Kadaj Bujupi, pyeti Haxhiun se nëse ajo i ka pasur duar në tavolinë, atëherë si e ka pari ai atë. E ai u kundërpërgjigj duke thënë se nëse e gjuan gazin, tymi duket.

Në anën tjetër me këtë rast të akuzuarës Albulena Haxhiu, iu morr e drejta e pytetjeve me arsyetimin se nuk po i bindet gjykatësit./ZERI

Image
Image
Image