Edhe pse po debatojnë zëshëm, kryeministri prap shihet i afërt me Shalën (Foto)

Aktuale December 07, 2017 - 13:11

Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar me debatin nga deputetët dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Madje në këtë seancë po diskutohen edhe gjëra të kaluara, e që deputeti i LDK-së,  njëherësh nënkryetar i Parlamentit, Kujtim Shala është deklaruar se do të votojë për demarkacionin, ashtu siç do të votojë kryeministri Ramush  Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Me këtë rast kryeministri Ramush Hardinaj ka theksuar se nuk tërhiqet prapa ashtu siç kishte bërë ish-kryeministri, Isa Mustafa, të cilin e quajti “të ngratë”.

Por debati në fjalë ka vazhduar, por që kryeministri Ramush Hardinaj është treguar sërish i “butë” dhe i kuptueshëm me deputet, kështu duke u treguar i afërt edhe me deputetin Kujtim Shala, që sot qe shumë i zëshëm në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/