Nisma në Gjilan themelon edhe një nëndegë

Aktuale April 20, 2018 - 21:15

NISMA Socialdemokrate në Gjilan tashmë është shtrirë në të gjitha lagjet e qytetit të Gjilanit. Kryetari i degës së NISMA në Gjilan, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të premten e kanë formuar edhe nëndegën në lagjen “Kodra e dëshmorëve”.

Ministri Hasani, ka bërë me dije se kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Egzon Bunjaku.

Ai ka thënë se  çdo ditë takohet me qytetarë të cilët shprehin interesim që të jenë pjesë e NISMA’së në Gjilan.

“ Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë punë të ndershme dhe të mira për qytetin dhe vendin tonë”, ka thënë Hasani.

Ja postimi i tij i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve tona për themelimin e nëndegëve në të gjitha lagjet e qytetit të Gjilanit, sot e kemi themeluar edhe nëndegën në “Kodrën e dëshmorëve”. Të rijnë me energji dhe me shumë vullnet po i bashkohen NISMA’së Socialdemokrate në Gjilan.  I tillë është magjistri i shkencave ekonomike, Egzon Bunjaku i cili u zgjodh kryetar i kësaj nëndege.
Pos kryetarit janë zgjedhur edhe nëntë anëtarët e kryesisë.
U premtova se bashkë do të angazhohemi dhe me vullnet e punë do të çojmë përpara politikat e NISMA’së.  Pothuajse çdo ditë takohem me qytetarë të cilët po shprehin interesim që të jenë pjesë e jona.  Dyert tona janë të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë punë të ndershme dhe të mira për qytetin dhe vendin tonë.