Parashikimi i motit për sot dhe në fundjavë

Aktuale June 20, 2018 - 08:34
Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të sillen nga 13C deri në 15C, ndërsa maksimalja nga 24C deri në 27C.

Ndërkaq, në fundjavë pritet një depërtim të një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit, që do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të rritet mbi vlera normale.