Dialogu Kosovë-Serbi, temë kryesore në takimin e Vuçiqit me presidentin e Francës

Aktuale July 15, 2018 - 14:16
Detajet

Para Brukselit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do ta ketë destinacion Parisin. Të martën, një ditë para takimit me Thaçin, presidenti serb do të takohet me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Ashtu siç raportojnë mediat serbe duke u thirrur në burimet e tyre brenda presidencës serbe, temë kryesore në këtë takim pritet të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sigurisht që më së shumti do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal e me theks të veçantë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, deklaruan burime te gazetës serbe Blic, transmeton lajmi.net.

LEXO EDHE: Vuçiq: Nuk brengosem për deklaratat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Në këtë aspekt gjithashtu do të diskutohet edhe rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

“Veç Vuçiqit e Macronit, në takim do të jenë edhe bashkëpunëtorët e tyre më të afërt. Dy presidnetët kanë raporte mjaft miqësore pasi janë takuar në Nju Jork, Paris e Sofje”, thonë tutje burimet.

Veç burimeve, kjo është kofnrimuar edhe nga Ambasadori i Francës në Serbi, Frederic Mondolini.

Ai ka bërë të ditur tre mesazhet që Vuçiq do t’i marrë të martën nga presidenti Macron.

“Fillimisht për raportet bilateral, ekonomike e politike mes dy shteteve. Pastaj mesazhi i dytë për mbështetjen që Serbia do ta ketë nga Franca në rrugën drejt BE-së.  Dhe e treta është tema e dhimbshme për Kosovën dhe vazhdimin e diaogut Kosovë-Serbi”, tha Mondolini.

Sipas tij ky dialogu duhet të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Takimi me Macronin për Vuçiqin vjen në një moment kur dialogu ndëmrjet Kosovës dhe Serbisë po hynë në fazën finale. E shtet e fuqishme po kërkojnë që dy shtetet të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare.

Pas takimit me Macronin presidenti serb do të udhëtojë në Bruksel për ta vazhduar dialogun me Thaçin.

Në takimin e radhës sipas zyrës së Mogherinit do të diskutohet për marrëveshjet e arritura deri më tani, dhe temat për normalizimin e raporteve mes dy shteteve