Zv/ministri i FSK-së: Kosova do bëhet me ushtri gjatë vitit 2018

Aktuale July 15, 2018 - 15:20
Detajet

Zëvendësministri  i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se  Kosova e ka vendin në NATO dhe se deri në vitin 2018 Kosova do të bëhet edhe me ushtri, transmeton “Zëri.info”.

“Maqedonia mbrëmë ka festuar për ftesën për anëtarësim në NATO, Mali i Zi para një viti (maj 2017), ndërsa Shqipëria e ka shënuar këtë arritje historike në vitin 2009. Kosova në tri anët e kufirit të vet ka NATO-n, derisa prezenca e misionit-të udhëhequr nga NATO (KFOR) po përmbush dy dekada”, ka shkruar Ramadani.

LEXO EDHE: Zotohet Gjuriq: Nuk do ta lejojmë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Sipas tij, rrugën e Kosovës në NATO nuk do të mund ta pengojë askush.

“Kosova e ka vendin në NATO, pavarësisht sa kohë është e nevojshme. Askush nuk mund t’ia bllokojë drejtimin.  Një gjë është e qartë: Viti 2018 është viti i ushtrisë”, përfundon Ramadani. /ZËRI