Vuçiq duket se di më shumë se të tjerët për vrasjen e Ivanoviqit, ja çfarë paralajmëron

Aktuale July 17, 2018 - 18:06
Lexo detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se hetimet për vrasjen e politkanit serb, Oliver Ivanoviq kanë avancuar.

Vuçiq në një konferencë për media me presidentin e Francës, Emmanuel Macron deklaroi se për momentin ende nuk ka të dyshuar.

Vuçiq tutje tha se Beogradi nuk ka autoritete efektive në Kosovë dhe nuk mund të kryejë hetime për ngjarjen në fjalë, transmeton lajmi.net.

Por ai u shpreh optimist  se zbardhja e kësaj vrasje do të ndodhë së shpejti.

“Të gjitha të dhënat ia kemi dorëzuar Prishtinës, dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar. Ne kërkuam disa imazhe satelitore nga të huajt për të parë ku ishin fshehur vrasësit, por thanë se nuk kanë ndonjë efekt pasi ishte errët”, deklaroi presidenti serb.

Ai shtoi se krim të përkryer nuk ka, dhe për këtë tha se po punojnë që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.