Brenda 18 muajsh në Prishtinë do krijohet Harta Zonale

Aktuale August 14, 2018 - 13:54
Lexo detajet

Drejtori i Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimt të Qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, Genc Bashota ne një konferencë për media ka folur për tri çështje te rëndësishëm të cilat pritet të realizohen së shpejti në qytetin e Prishtinës, raporton “Zëri.info”.

Sipas Bashotës Prishtina shumë shpejtë do të behet me hartë zonale e cila do të jetë një plan rregullativ për komunën.

“Kuvendi komunal ka marrë vendim për krijimin e Hartës Zonale prices i cili pritet të përfundoj brenda 18 muajsh. Harta zonale është plan rregullativ për qytetin”, ka thënë Bashota.

Kjo hartë zonale do të bëhet në mënyrë të barabartë per të gjithë njerëzit në lagje ka deklaruar Bashota.

“Harta do të bëhet në mënyrë të barabartë. Pra do të hiqen diskriminimet e mëparshme. Psh më herët dikujt në lagje i ka ra pamja nga një ndërtesë e lartë, e dikujt nga gjelbërimi. Pra po tentohet të largohen këto diskriminime dhe pabarazi në lagje”, ka thënë tutje ai.

Tutje ai ka bërë të ditur se shpronësimi do të bëhet me koeficient dhe jo me para./ZERI