Në Kosovë sot festohet 72-vjetori i Presidentit Bill Clinton

Aktuale August 19, 2018 - 08:01

Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton sot feston ditëlindjen e 72-të.Me këtë rast shoqata “Miqtë e Amerikës”, do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar nga ora 11:00

“E veçanta e këtij manifestimi, përpos telegramit të urimit që do ti dërgohet Presidetit Clinton është se për nder të kësaj date, në emër të shoqatës e besojmë edhe gjithë popullit shqiptar z.Clinton por edhe zonjës Hillary, dhuratë nga një parë veshje tona nacionale me një mesazh besojmë shumë domethënës.”, thuhet mes tjerash në njoftim.

LEXO EDHE: Bill Clinton nesër feston ditëlindjen, kaq vite i ka mbushur!

Aktiviteti zhvillohet në selinë e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Rr. “Lah Nimani”, No-16. Prishtinë. Rrugica lidhet me rrugën e UÇK që shkon nga Komuna e Prishtinës tek “Qafa”.