Festohet datëlindja e ish-presidentit, Bill Clinton në Kosovë

Aktuale August 19, 2018 - 11:50
Lexo detajet

Sot ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Bill Clinton feston datëlindjen e 72 të tij, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast Shoqata “Miqtë e Amerikës”, ka organizuar një ceremoni ku përpos telegram urimit për datëlindje, në drejtim të presidentit Clinton dhe gruas së tij Hillary Clinton, kanë dërguar veshje tradicionale të Kosovës.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

LEXO EDHE: Në Kosovë sot festohet 72-vjetori i Presidentit Bill Clinton

William Jefferson Clinton ka lindur me 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas të SHBA-ve i cili shërbeu si presidenti I  42-të I SHBA-ve.

Clinton e ka vizituar Kosovën tri herë me radhë ku në vitin 2003 u nderua me çmimin "Doctor Honoris Causa", nga Universiteti I Prishtinës

Ditëlindja e tij e 72-të është festë edhe për Kosovën, kjo pasi që Clinton është dhe mbetet figurë e shquar dhe e respektuar nga të gjithë shqiptarët anembanë botës për veprat e tij që ka bërë për lirinë e Kosovës./ZERI

Image

Image

Image

Image

Image