Vetëvendosje nxjerr vajzat në konferencë, të njëjtat kishin sulmuar policët me ngjyrë

Aktuale August 19, 2018 - 15:45
Lexo detajet

Albin Kurti dikur shfrytëzonte Donika Kadaj-Bujupin, Shqipe Pantinen, Aida Dërgutin e tash ka zgjedhur disa vajza tjera për t’i çuar përpara kauzat e tij për pushtet. Vajzat që sulmuan policinë me ngjyrë e që u arrestuan kanë mbajtur sot konferencë. Janë ankuar se Shteti s’po bën asgjë për dhunën ndaj grave.

Albin Kurti e ka përzgjedhur me kujdes një vajzë, për ta ballafaquar me Policinë e Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes e ka vendosur në balla një deputete, historia e së cilës është e dhimbshme. Saranda Bogojevci, e mbijetuar nga masakra e policisë mbi familjen Bogujevci, ishte dalë në ballë të një proteste të disa vajzave të Vetëvendosjes, për të protestuar kundër dhunës ndaj grave. Por, në fund, ato kishin sulmuar policinë e Kosovës, duke gjuajtur me ngjyrë mbi policët, në qendër të Prishtinës.

Dikur në vend të Saranda Bogujevcit, Kurti nxirrte ne rendin e parë Donika Kadaj-Bujupin, ish-ushtaren e UÇK’së, Aida Dërguti, Shqipe Pantinen etj.

Ndërkohë, sot, në konferencën për media, vajzat e Vetëvendosjes kanë lëshuar akuza në drejtim të policisë se nuk po u krijojnë mbrojtje grave që po përballen me dhunë në familje.