Deda: Thaçi po instrumentalizon shqiptarët e Luginës

Aktuale September 10, 2018 - 19:52
Lexoni më shumë detaje

Deputeti Ilir Deda thotë se presidenti Hashim Thaçi i ka instrumentalizuar shqiptarët e Luginës.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", përfaqësuesi i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, thotë se shqiptarët e Luginës duhet të bisedojmë me të gjitha forcat politike në vend.

Sipas Dedës, Lugina nuk do të fitojë asgjë nëse kyçet në betejën e tashme politike të Kosovës.

Shkrimi i plotë i Dedës pa ndërhyrje:

Nuk ka kërkesë me rezolutë nga Lugina e Preshevës për bashkim me Kosovën. Ka diktat të Thaçit që - pasi që ka frikë vetë të sponzorojë një rezolutë të tillë - i instrumentalizon shqiptarët e Luginës.

E ata duhet të bisedojnë me të gjitha forcat politike në vend, sepse nuk janë instrument i një njeriu në Kosovë.

Shqiptarët e Luginës nuk duhet të kyqen në betejën e tashme politike në Kosovë, sepse nuk do të fitojnë asgjë nga kjo.