Miratohet raporti i punës një vjeçare të Qeverisë ‘Haradinaj’

Aktuale September 11, 2018 - 11:22
Lexoni më shumë detaje

Sapo është miratuar raporti vjetor i punës se Qeverisë së Kosoves për periudhën shtator të 2017- 2018 raporton Zeri.info.

Ky raport kaloi me shumicë votash në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast i pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj tha se për këtë një vjeçar janë bërë shumë për vendin në të gjitha fushat.

"Qeveria e Kosovës si prioritet para vetes ka pasur zhvillimin ekonomik, të ligjit e fushat tjera", tha Haradinaj duke i falënderuar të gjitha ministritë për punën e bërë përgjatë një viti.

I njëjti raport do të kaloj pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës për tu votuar. /Zeri/