Haradinaj tregon të vërtetën për vizitën në Tiranë

Aktuale September 11, 2018 - 23:06
Lexo detajet

Minuta më parë u raportua për një vizitë në Tiranë të kryeministrit Ramush Hardinaj dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, shkruan ‘Zëri.info”.

Ka qenë vetë kryeministri Haradinaj ai i cili e ka mohuar vizitën në kryeqytetin shqiptar.

LEXO EDHE: Thaçi dhe Haradinaj nisen urgjentisht për Tiranë

Kryeministri ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se ndodhet në Prishtinë me familjen e tij.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Lajmi në disa medie se jam nisë në mënyrë urgjente për në Tiranë është i pavërtetë. Pas një dite plot punë, në një vjetorin e qeverisjes dhe që u përmbyll me ndezjen e qirinjve në kujtim të viktimave nga sulmet e 11 shtatorit, jam në shtëpinë time, me familjen time! Nesër, në mëngjes, në ora 07:00, vazhdoj agjendën, në zyren time, me punë të rregullt.

RH